14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Kurti: Telekomin do ta kthejmë në binar të zhvillimit dhe do të bëhet lider në vend

Kryeministri Albin Kurti tha se Telekomi i Kosovës do të vendoset në binarët e zhvillimit dhe do të bëhet sërish lider në vend.

Pas vizitës që i bëri këtij institucioni, kreu qeveritar në një konferencë për medie, tha se Telekomi duhet të nxirret nga kriza.

“Për disa vjet me qindra miliona euro ka derdhur Telekomi në buxhetin e Kosovës. Ne jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë. Jemi të interesuar që bashkë ta nxjerrim Telekomin nga kriza dhe ta vendosim në binarët e zhvillimit”, tha Kurti.

Përkrahje Telekomit i shprehu edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet dhe kodit shtetëror të Kosovës”, tha Rizvanolli.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë.

Në tetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, përkatësisht në Trepçë dhe Telekom të Kosovës. /KP/Telegrafi/

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Ari e veturë e sekuestruar, policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje. Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G ,...

Lajmet e Fundit