7.6 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Dyshohet se e kërcënoi burrin e saj me vrasje, arrestohet 40 vjeçarja në Prizren

Një 40 vjeçare me inicialet S.H., është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje.

Ajo dyshohet se në muajin korrik e ka kërcënuar me vrasje dhe e kishte sulmuar fizikisht burrin me të cilin bashkëjetonte.

Mirëpo, sipas Policisë, që nga ajo kohë, ajo u ishte shmangur hetuesve policorë për të dhënë deklaratë lidhur me këtë rast.

“Rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur viktima kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit, me aktvendim të të cilit, ajo është ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Lajmet e Fundit