17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kuvendi i Prizrenit themeloi Komitetin për Politikë e Financa dhe Komunitete

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, themeloi dhe emëroi anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa dhe Komitetin për Komunitete.

Në këtë seance është themeluar edhe grupi punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2022.

Seanca filloi me dhënien e betimit të tre anëtarëve të rinj të Kuvendit dhe vazhdoi me parashtrimin e kërkesave dhe pyetjeve të qytetarëve nga kuvendarët për drejtoritë përkatëse.

Kuvendarët kanë marrë përgjigje për çështjet e ngritura nga kryetari dhe nga drejtorët.

Në këtë seancë kuvendaret shtruan edhe një serë pyetjesh e komentesh në adresë të kryetarit të komunës, Shaqir Totaj dhe drejtorëve të drejtorive komunale.

Totaj, falënderoi kuvendarët për pyetjet dhe komentet e tyre dhe i ftoi ata për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mirën e qytetareve të komunës sonë.

Po ashtu kryetari i komunës kërkoi nga të gjithë drejtoret e drejtorive komunale, që të jenë transparent dhe të hapur për bashkëpunim më të gjithë.

Ditëve në vijim, pas formalizmit të vendimeve do i publikojmë në ueb faqe të komunës emrat dhe kontaktet e anëtareve të të dy komiteteve obligative të Kuvendit të Komunës, KPF-së dhe KK-së.

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit