Inspektorët komunalë kontrollojnë marketet në Malishevë

Inspektorët komunalë në Malishevë, në kuadër të punës dhe aktiviteteve të përditshme, edhe të enjten të shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, i kanë inspektuar marketet në qytetin e Malishevës, për zbatimin e masave në përgjithësi, dhe në veçanti për ndarjet e produkteve ushqimore në rafte dhe afatin e skadimit.

Gjatë injektimeve të realizuara, është vërejtur se marketet i zbatojnë masat në përgjithësi duke përfshirë edhe produktet ushqimore.

Gjatë këtij inspektimi u pa se marketet janë duke respektuar masat anti-Covid.

Pavarësisht kësaj, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj ka apeluar te qytetarët, të cilët hasin në parregullsi gjatë blerjeve në markete dhe dyqane, t’i njoftojnë inspektorët komunalë në mënyrë që cilësia në shërbime të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, pasi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi të gjitha.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit