Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, i ofroi 10 euro ryshfet policit kufitar

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, me dyshimin se i kishte ofruar 10 euro ryshfet policit kufitar në Vërmicë, për ta kaluar kufirin Shqipëri – Kosovë pa vaksinë të tretë dhe test antiCOVID.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë 01.02.2022 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në hyrje R. Shqipërisë – R. Kosovës, për të kaluar kufirin në mungesë të vaksinës së tretë dhe testit, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 10€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit