Vedat Muriqi lojtari i tretë më i vlefshëm në Mallorca, pas talentit të Real Madridit

Vedat Muriqi është zyrtarizuar në ‘Deadline Day’ në skuadrën e Mallorcas, e cila bën pjesë në La Liga.

Transferimi i sulmuesit Kosovar në Mallorca është një goditje e madhe për Los Piratas, të cilët janë duke luftuar për mbijetesë, ku pas 21 ndeshjeve kanë arkëtuar vetëm 20 pikë, me 17-të gola të shënuar Mallorca mbetet njëra nga skuadrat më të dobëta në realizimin e golave në ligën spanjolle.

Transferimi i Vedat Muriqit po shikohet si një shpëtim për mungesën e golave të shënuar, sipas faqes së njohur transfermarkt, Vedat Muriqi është lojtari i tretë më i vlefshëm në Mallorca.

Lojtari më i vlefshëm i skuadrës mbetet talenti Kubo, i cili është huazuar nga Real Madrid deri në fund të sezonës, më pas vije Kaang-in Lee i cili u transferua këtë vit nga Valencia, dhe lojtari i tretë sulmuesi dardanë Vedat Muriqi.

Dy lojtarët nga Azia vlerësohen me nga 10-të milionë euro, Vedat Muriqi prapa tyre me gjashtë milionë.

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit