4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Rekomandohet lehtësimi i masave – kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë

Komiteti për menaxhim të pandemisë, në mbledhjen e mbajtur sot ka rekomanduar lehtësim të masave antiCOVID, të cilët pritet të miratohen nesër.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Drin Podrimqaku, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai tha se ora policore është rekomanduar të zhvendoset në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomisë të lejohet deri në orën 23:00.

Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza të vaksinës apo nëse kanë një dozë nevojitet testi PCR.

E ministri Rifat Latifi ka thënë se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave. /Telegrafi/

Më Shumë

Junior 06 pëson humbje të thellë ndaj Trepçës

Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress. Vendaset e nisën ndeshjen me...

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Lajmet e Fundit