-6.4 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Ndodh e papritura në koncertin e Taynës në Itali, të pranishmit shpërthejnë në të shara

Një situatë e papritur ka ndodhur në një nga koncertet e fundit në Taynës. Në rrjetet sociale po qarkullon një video të një prej performancave të fundit të këngëtares në Itali.

Mirëpo, në një moment të pranishmit kanë nisur të shajnë Serbinë në kor sikurse mund ta shihni në videon e mëposhtme. Duket se situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së artistes.

Skena të tilla nuk janë të panjohur, sidomos në botën e futbollit apo organizimeve të shumta që mund të lidhin vendin tonë me Serbinë.

E kaluara dhe problemet e ndryshme politike mes dy vendeve nuk kalojnë pa reagime as nga qytetarët. Megjithatë, një situatë e tillë nuk zgjedh asgjë.

Kohët e fundit Tayna ka mbajtur koncerte të ndryshme në Europë. Prej muajsh ajo nuk ka sjellë asnjë projekt të ri dhe kënga e saj e fundit është “Pijetore” e publikuar në fund të vitit të kaluar.

Reperja nuk ka zbuluar asnjë arsye që mund të fshihet pas kësaj pauze por fansat janë të përgatitur për shumë projekte në sezonin veror, siç ajo bën zakonisht.

Më Shumë

Evakuohen disa familje në Malishevë pas vërshimeve

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ekipet...

Nga janari i këtij viti, Komuna e Rahovecit jep 600 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro. Nga 500 sa ishte më parë, Latifi...

Lajmet e Fundit