Haradinaj: Garë e nxehtë zgjedhore në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është hapur gara zgjedhore, për të parin e kësaj partie në degën e Prizrenit.

Haradinaj ka thënë se pritet garë e nxehtë, për këtë post.

“Garë e nxehtë zgjedhore në Prizren. Aleanca më e mobilizuar se asnjëherë, me numrin më të madh të nëndegëve dhe me mbi njëmijë pjesëmarrës në procesin e brendshëm zgjedhor.

Uroj shumë sukses për të gjithë ata që do të marrin besimin për udhëheqjen e Aleancës në kryeqytetin tonë historik.” ka shkruar Haradinaj.

 

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit