Dy të arrestuarit për 93 kg drogë janë nga Shqipëria, u kapën në fshatin Tupec të Prizrenit

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion ku u zbuluan mbi 90 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se aksioni u zhvillua në fshatin Tupec të komunës së Prizrenit, ndërsa personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, Sinjali mëson se sasia e saktë e drogës që u konfiskua është 93 kilogramë.

Lajmin për aksionin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet tjera lidhur me rastin.

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Lajmet e Fundit