Këta janë dy vëllezërit nga Shqipëria që u kapën me 93 kg marihuanë sot në Tupec të Prizrenit

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion të koduar ‘Dardha’ në fshatin Tupec të komunës së Prizrenit, ku u konfiskuan mbi 93 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan pasi u kapën me drogë janë vëllezërit me nënshtetësi të Shqipërisë, A.e M. Ferati.

Sinjali mëson se Policia fillimisht ka arrestuar A. Feratin, të cilin e kapi teksa po udhëtonte me veturën e tij në të cilën e u gjet sasia e drogës që u konfiskua nga Policia.

Në momentin që u ndal nga Policia, Ferati kishte tentuar që të ikë nga aty, por që i njëjti ishte arritur që të arrestohet nga zyrtarët policorë që po merrnin pjesë në operacion.

Po ashtu edhe vëllai i tij, i cili u kap në Vërmicë, u arrestua nga Policia e Kosovës.

Nga i gjithë operacioni, Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 180 paketime me marihuanëveturat e dy të dyshuarvepeshore, rreth 600 euro para të gatshme dhe afër 7 mijë lekë të Shqipërisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit është kryer edhe një bastisje në deponë të cilën dy vëllezërit e kanë në shfrytëzim, ku janë gjetur mallra të ndryshme të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Me urdhër të prokurorit, dy vëllezërve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Më Shumë

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit