Aksidentohen dy vetura në rrugën Prizren – Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prizren – Suharekë në fshatin Lutogllavë, ku dy persona janë lënduar.

Deri te aksidenti ka ardhur pasi njëra veturë ka dalë nga një autoservis dhe ka goditur veturën tjetër e cila po lëvizte nga Prizreni në drejtim të Suharekës.

Si pasojë e aksidentit, dy shoferët kanë marrë lëndime trupore, me ç’rast janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit