11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Prizren, motër e vëlla dënohen nga gjykata pasi u rrahën mes vete

Dy familjarë, më saktësisht një motër dhe një vëlla M.B. dhe I.B., janë dënuar nga Gjykata e Prizrenit për veprën penale – lëndim i lehtë trupor.Në vendimin e Gjykatës thuhet se i akuzuari M.B. më 4 janar të këtij viti rreth orës 17:45 në shtëpinë e përbashkët në Prizren, i kishte shkaktuar lëndime trupore motrës së tij I.B..I.B. në vendimin e Gjykatës ishte cilësuar si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare.

E gjitha pretendohet se kishte nisur kur i pandehuri i parë, pra vëllai M.B., ishte kthyer në shtëpi pas punës dhe kishte vërejtur se pajisja e internetit ishte prishur dhe motra, e dëmtuara në këtë rast, fillimisht kishte thënë se ajo e kishte prishur pajisjen.Vëllai kishte nisur fjalosjen me dy motrat e tij dhe në një moment i ishte afruar I.B. dhe e kishte kapur për fyti e kishte shtyrë në tokë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore, kryesisht në regjionin e fytyrës, të qafës dhe të gjurit.

Këto lëndime ishin shkaktuar siç ka potencuar Gjykata nga një veprim mekanik i mjetit të fortë jo të mprehtë.

Motra e M.B., sipas Gjykatës pretendohet se në datën dhe kohën e njëjtë i kishte shkaktuar lëndime trupore vëllait pasi që gjatë fjalosjes kur vëllai kishte nisur ta sulmonte kjo kishte marrë një mashë dhe e kishte goditur të vëllanë në kokë dhe i kishte shkaktuar ndrydhje në kokë, gërvishtje lëkurore në kokë dhe plagë çarëse.Të dy, motër e vëlla, janë dënuar nga Gjykata në Prizren fillimisht me dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej tre muaj.

Për M.B. Gjykata ka vendosur që dënimi me burg t’i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 200 eurove ndërsa I.B. i është zëvendësuar dënimi me burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara në një afat prej 1 viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.Të dy të pandehurit e kanë pranuar fajësinë në Gjykatë./kallxo.com

Më Shumë

Një person nga Prizreni kapet me monedha floriri në kufirin me Shqipërinë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 56-vjeçari nga Prizreni, i janë gjetur 15 monedha floriri në Morinë, të cilat nuk i kishte deklaruar...

Abdixhiku në Gjonaj dhe lagjen Arbana të Prizrenit: Rruga e Re është rruga e vetme për Kosovën që duam

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, po i vazhdon vizitat e tij nëpër qytete e fshatra të Kosovës. Këtë të mërkurë ishte...

Vjeshtë e dashur

Lajmet e Fundit