Mbërrijnë në Ukrainë 8 anijet e para për të marrë grurë

8 anije të huaja kanë mbërritur së fundmi në portet e Ukrainës për të nisur eksportin e produkteve bujqësore dhe grurit në veçanti, të bllokuara prej disa javësh për shkak të luftimeve të ashpra në jug të vendit.

Anijet e huaja do të ngarkohen në porte e më pas do të shoqërohen nga marina ukrainase për një transport sa më të sigurt.

“Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura do të garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Deti i Zi”, shkruhet në njoftimin e marinës.

Përdorimi i kanalit u bë i mundur vetëm pasi ushtria ukrainase largoi trupa ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit