15.5 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

PSG, Al Khelaifi do me çdo kusht Sanches, gati ofertën e re

Presidenti i klubit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, dëshiron me patjetër të ketë në skuadër yllin e Lille-s, Renato Sanches.

Mesfushori portugez kërkohet dhe nga Milan-i. Mirëpo ai preferon kalimin në “Parc des Princes” pasi i ofrohet dhe një pagë më e lartë se ajo në “San Siro”.

Oferta e parë e PSG-së për Sanches-in ishte 10 milionë euro. Edhe pse ka një vit të mbetur në kontratë, Lille e konsideroi shumë të ulët këtë ofertë.

Sipas raportimeve që vijnë nga “Le10Sport”, falë marrëdhënies së mirë mes dy drejtuesve kryesor të klubeve, Al-Khelaifi dhe Olivier Letang, gjuha e përbashkët mund të gjendet së shpejti. Por, PSG-ja do të duhet ta rrisë pak ofertën.

24-vjeçari e ka vlerën sipas “Transfermarkt” 28 milionë euro. Megjithatë, asnjë klub nuk e paguan këtë shumë, kur atij i ka mbetur dhe një vit kontratë.

Ish-lojtari i Bayern Munich, shkëlqeu sezonin e fundit me Lille-n, duke regjistruar 32 paraqitje në të gjitha garat, dy gola dhe pesë asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bashkimi – Sigal Prishtina, derbi i të pamposhturve

Java e katërt e ProCredit Superligës premton emocione të mëdha, me kulmin te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që nuk kanë...

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Lajmet e Fundit