Ushtria ukrainase kryen sulme me dron, hedh në erë depot e municionit të rusëve në Kharkiv

Ushtria ukrainase çdo ditë e më shumë është duke avancuar, e këtë më së miri e dëshmojnë sulmet e shumta që po i zhvillon kundër ushtrisë ruse.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes vazhdimisht publikon pamje nga aksione të ndryshme ushtarake, që shumica prej tyre kanë rezultuar qind për qind të suksesshme, transmeton Telegrafi.

Më i fundit është në rajonin e Kharkivit, ku pamjet me dron nga ajri shfaqin momentin kur depot me municion të ushtrisë ruse hidhen në erë.

Sulmi ajror ishte filmuar në detaje nga ushtria ukrainase, ku shihen sesi depot hidhen në erë nga raketat që lansohen nga dronët e tyre.

Detonimet më të mëdha dëgjohen pas goditjes së objektivave, pasi brenda tyre kishte municion që përfshihet nga zjarri dhe shpërthimet më pas nuk kanë të ndalur.

Në anën tjetër, ukrainasit së fundmi i kanë shpeshtuar kundërsulmet ndaj rusëve, që disa pjesë të Ukrainës i ka nën kontroll. /Telegrafi/

Më Shumë

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit