19.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

KOSTT: Instruksionet për reduktime mbesin në fuqi deri në stabilizim të situatës

KOSTT-i ka thënë se shkaku i pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit me energji elektrike do të mbesin në fuqi derisa të stabilizohet situata, që do të thotë sigurimi i energjisë së mjaftueshme elektrike për mbulim të konsumit nga operatorët përgjegjës: KESCO e KEDS.

Tutje në njoftimin e KOSTT thuhet se sa i përket kufizimeve të konsumit ditor, ato mund të dallojnë nga dita në ditë.

“Varet nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend. Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, është thënë nga KOSTT.

Më Shumë

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit