Fundoset jahti 40-metërsh në Itali, publikohen pamjet

Rreth 15 kilometra larg vendit Catanzaro në Itali në Detin Mesdhe është fundosur jahti 40 metërsh.

Madje janë publikuar pamjet e momentit kur super-jahtit fundoset në Detin Mesdhe, transmeton Telegrafi.

Kjo anije 40-metërshe hasi në probleme rreth 15 kilometra nga marina Catanzaro në Itali.

Rojet bregdetare të Italisë kanë arritur të shpëtojnë nëntë persona që ishin në anije – pra katër pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit që po lundronte nga Galliopoli në drejtim të Milazza kur ndodhi fundosja.

Deri më tani nuk ka diçka konkrete, por policia ka bërë të ditur se po heton shkaqet që çuan te fundosja e saj. /Telegrafi/

 

 

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit