10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ministria e Financave ua ekzekuton pagat grevistëve

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore.

Sipas MF-së, përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as sot nuk e kanë bërë përditësimin e listave për të relefktuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që sipas ministrisë, ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar.

Ministria paralajmëroi auditim për komunat.

“Për organizatat buxhetore që nuk kanë bërë përditësimin e listave dhe ku ka indikacione që ka pasur greva, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë konstatim të shkeljes së dispozitave ligjore të menaxhimit të financave publike, lidhur me shpenzimin e parasë publike dhe Ligjit për Greva. Për këtë, Ministria do të njoftojë organet përkatëse, përfshirë edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit që të kryejë një auditim të veçantë për këtë çështje, ku përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës”, përmbyllet njoftimi.

Shërbyesit civilë, mjekët e nivelit parësor, mësimdhënësit dhe zyrtarë të tjerë që kanë kontrata me komunat kanë vërejtur të enjten, më 1 shtator, se nuk i kanë pagat në llogaritë e tyre.

Ato nuk ua kishte ekzekutuar Ministria e Financave si ndëshkim që komunat nuk i kanë dorëzuar listat me grevistët, me qëllim që ajo të identifikojë këta të fundit dhe t`ua ndalë pagat.

Asociacioni i Komunave të Kosovës këtë e kishte quajtur presion të jashtëzakonshëm dhe të padrejtë të Qeverisë mbi komunat për t’i marrë listat e grevistëve. Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Sazan Ibrahimi, ka thënë se komunat e kërkojnë ekzekutimin e pagave deri më 5 shtator, përndryshe kanë paralajmëruar ndërmarrjen e hapave ligjorë kundër ekzekutivit.

Nën udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), sistemi arsimor publik në të gjitha nivelet në Kosovë si dhe administratat e institucioneve publike më 25 gusht kanë hyrë në grevë deri në afat të pacaktuar.

Ata po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj.

Qeveria u ka ofruar nga 50 euro shtesë për katër muajt e ardhshëm. Oferta nuk është pranuar. Greva po vazhdon edhe sot, e hënë.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit