3.9 C
Prizren
E premte, 10 Janar, 2025

“Hardh Fest” përmbyll edicionin për këtë vit, dhjetëra mijëra pjesëmarrës e vizituan atë

Edicioni më i suksesshëm i festës së vjeljes së rrushit, festivalit “Hardh Fest” është përmbyllur për këtë vit.

Për tri ditë rresht, më 2, 3 dhe 4 shtator, qytetarë nga mbarë Kosova dhe jashtë saj, u kënaqën me aktivitetet e shumta ditore dhe koncertet e tri netëve që kishin përgatitur për sivjet organizuesit e festivalit “Hardh Fest”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se festa e rrushit që dikur shënohej në mënyrë simbolike nga vreshtarët lokalë të Rahovecit, tani është shndërruar në një festival madhështor, shumëngjyrësh e rekreativ, që mbledh të rinj e të reja nga e gjithë bota, për t’u kënaqur e dëfryer, për të parë e shijuar, sigurisht, përjetime të shumta e të paharruara nga oferta e pasur dhe e shkëlqyer që përmban e përfaqëson festa Hardh Fest”, por edhe për ta njohur vreshtarinë e verën rahovecase, sikurse edhe vlerat e trashëgimisë tonë të pasur kulturore e natyrore.

May be an image of 4 people, fruit and outdoors“Falënderoj këshillin organizues të edicionit të sivjetmë, në krye me drejtorin ekzekutiv të festivalit, Agron Sokoli, për performancë të shkëlqyer, përkushtimin e madh në punë dhe planifikimin e mirë e të menduar deri në detajet më të imëta. Po ashtu, falënderoj edhe organet e rendit dhe ligjit, policinë, sigurimin dhe ekipin e QKMF-së, njësinë e zjarrfikësve si dhe ekipe e individë, që kryen detyrat e veta me përgjegjësi të lartë dhe me vigjilencën e treguar mirëpritën dhjetëra mijëra pjesëmarrës, vizitorë e turistë të shumtë, pa u shënuar as edhe incidenti më i vogël”, ka thënë Latifi.

May be an image of 1 person

Ai ka shtuar se “Hardh Fest”-i tashmë është shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore që i sjell krenari të madhe komunës së Rahovecit.

Latifi ka thënë se mbështetja e Komunës së Rahovecit për “Hardh Fest”-in vetëm se do të rritet viteve të ardhshme.

 

Më Shumë

Taksisti në Prizren ‘privatizon’ parkingun, e vendos vet shenjën

Një një parking në Prizren, një taksist e ka vendosur vet shenjën e parkimit. Kështu kanë bërë të ditur lexues të Klankosova.tv, të cilët edhe...

Zbulohen dy banorët e rinj të Big Brother Vip 4

Aktori Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi do të jenë dy banorët më të rinj të Big Brother VIP 4. Gerti ka një histori konflikti...

Lajmet e Fundit