Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova do ta gjykojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës

Sektori i gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe puna profesionale e gjyqtarëve edhe njëherë mori vlerësim të lartë nga UEFA.

Kjo për faktin se në raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, UEFA e ka caktuar gjyqtarin kosovar, Visar Kastratin, për ta drejtuar ndeshjen e Grupit F, ndërmjet Gent-it dhe Shamrock Rovers.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Gent-it në Belgjikë, të enjten më 15 shtator, me fillim në ora 18:45.

Gjyqtari Kastrati do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza.

Gjyqtarët nga Kosova në vazhdimësi kanë pasur rritje, e ku kanë gjykuar në ndeshje mjaft të rëndësishme ndërkombëtare deri më tash, teksa rritjen e tyre profesionale e dëshmon edhe delegimi në raundin e dytë të fazës së grupeve. /Albanianpost.com

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit