22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Këto janë çmimet e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas udhëzimit të miratuar nga Qeveria për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, gjatë ditës së sotme, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (Dizel) është 1.67 euro.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.34 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 euro për litër.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, këto çmime vlejnë për datën 16/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Më Shumë

Dogana zbulon deklarim të pasaktë, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në Zyrën e Doganës në Prizren janë identifikuar parregullsi në një dërgesë të deklaruar nga...

Gjysmëfinalja vazhdon në kryeqytet, Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Borës

Seria gjysmëfinale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte me ndeshjen e dytë, ku Bora pret Bashkimin në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Takimi zhvillohet nga...

Lajmet e Fundit