-1.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Automekaniku në Suharekë godet aksidentalisht me çelës të punës fëmijën 9-vjeçar, i mituri pëson frakturë në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë, ku një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit aksidentalisht me një mjet të fortë në kokë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një servis veturash, ku një automekanik teksa po riparonte një veturë çelësi i punës i ka rrëshqitur nga dora dhe e ka goditur fëmijën në kokë.

Si pasojë e lëndimeve të marra i mituri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, por për shkak të lëndimeve të rënda ai është transferuar menjëherë në spitalin rajonal në Prizren.

Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë njoftuar se gjatë ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se fëmija ka pësuar frakturë në kokë dhe si pasojë e kësaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

 

 

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë arrestuar 26-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Shaqir Totaj bën sot betimin për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj pritet të bëjë sot betimin për marrjen e mandatit të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia do të zhvillohet gjatë seancës...

Ylli – Trepça, duel kampionësh në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë, ndërsa Java e 11-të hapet me një përballje shumë interesante...

Lajmet e Fundit