3.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Të paktën 41 të vdekur në një minierë qymyri në Turqi

Të paktën 41 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartin të Turqisë, tha të shtunën presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Më herët, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 58 nga 110 personat që punonin në minierë kur ndodhi shpërthimi u evakuan nga ekipet e shpëtimit ose dolën vetë.

“Aty vazhdon ende zjarri, minatorët dhe ekipet kanë bërë sakrifica të mëdha për të mos lënë vëllezërit e tyre atje,” tha ai.

Ministri i Energjisë, Fatih Donmez, tha më vonë se zjarri në minierë ishte vënë përgjithësisht nën kontroll, por përpjekjet për izolimin e tij po vazhdonin pas incidentit që ndodhi 350 metra nën tokë.

Autoritetet turke thanë se Prokuroria ka nisur një hetim për shkakun e incidentit, por sipas të dhënave fillestare shpërthimi ishte shkaktuar nga metani në minierë.

Në vitin 2014, rreth 300 punëtorë u vranë në fatkeqësinë më të rëndë ndonjëherë në minierat e Turqisë, në qytetin perëndimor të Somas, 350 km në jug të Stambollit

Më Shumë

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Lajmet e Fundit