Ronaldo Nazario, ish-sulmuesi i Brazilit, tani pronari i Real Valladolid ka marrë nga një grup tifozësh disa statistika.
Ata kishin kuptuar se ai kishte dribluar rreth portierit për të shënuar më shumë se 90 herë në karrierën e tij, më shumë se një e pesta e katalogut të tij të golave.
Lajmi u bë me dije nga gazeta prestigjioze ‘”The Guardian” në një intervistë me ish-sulmuesin brazilian.
Një njeri për të cilin mund të vinit bast shtëpinë tuaj me atë që bëri gjatë karrierës, fitoi tre finale të Kupës së Botës, dy Topa të Artë dhe më shumë se 400 gola.
Ndonëse ka kaluar një karriere të mrekullueshme Ronaldo nuk e përshkruan aq të lehtë rrugëtimin e tij në futboll. Të jesh “Il Fenomeno” nuk ishte gjithmonë argëtuese.
Edhe pse nuk zgjatet në momentet e këqija, ka pasur shumë prej tyre.
Në listën e tij ndërsa flet për vështirësitë është presioni, një lojtar i cili ka paguar një çmim të lartë publik para kamerave të botës.
Një moment aq i madh sa ndezi një milion teori konspirative dhe u bë një hetim parlamentar, viktima u thirr për të dëshmuar dhe u mor në pyetje sikur të ishte i akuzuari.
Në vitin 1998, Ronaldo pësoi një sulm në ditën e finales së Kupës së Botës. U dërgua me urgjencë në spital. Tani ajo ditë dhe udhëtimi i gjatë dhe i dhimbshëm i kthimit në finale në 2002, provokoi sulmin e ankthit që shkatërroi ëndrrën e tij më të madhe deri te lëndimi i tmerrshëm i gjurit që mjekët thanë se do t’i jepte fund karrierës së tij tërësisht .
“Në ditët e sotme flasim shumë për shëndetin mendor të sportistëve. Në atë epokë, ne ishim gladiatorë, na hodhën në arenë dhe të shohim kush do të dalë i gjallë. Presioni më shtyu gjithnjë e më poshtë. Ju jeni aq i ri sa nuk dini si ta menaxhoni atë. Ka një kosto. Kam mësuar të flas duke marrë goditje. Ishte e vështirë, por ishte e bukur,” tha Ronaldo.
Katër vjet më vonë, ai ishte në një tjetër finale, Brazili ishte përballur me Anglinë. Ajo ndeshje mbylli një cikël dhe jo vetëm për të. Kjo ishte hera e fundit që Brazili ose ndonjë komb joevropian fitoi Kupën e Botës. Tani Ronaldo është i emocionuar për Katarin, ai është optimist se Brazili mund të jetë sërish i suksesshëm.
“Le të shohim se çfarë bën ‘Tite’. Ai ka opsione përpara, shumë të mira. Raphinha po luan në mënyrë të jashtëzakonshme, por ne kemi Rodrygo, i cili do të hynte kudo. Pastaj është Neymar-i. Ai ka dëshirën, ai është i mprehtë dhe në formë të mirë.”
Suksesi i Brazilit përfshin edhe mbështetjen publike të presidentit Jair Bolsonaro në zgjedhje. Presidenti ka adoptuar me sukses, madje ka përvetësuar fanellën e Brazilit, duke e politizuar atë deri në atë masë sa disa sugjeruan që ekipi kombëtar të mos vishte më të verdhë. Ronaldo i ka parë debatet, duke u qarë për nivelin dhe psherëtin kur ngrihet tema. I pyetur se kujt i përket fanella, ai përgjigjet: “Të gjithë brazilianëve”.
Ronaldo nuk është aq i sigurt se “Tite” do të ecë me Brazilin në Kupën e ardhshë të Botës, pavarësisht raporteve që Guardiola-s i ishte ofruar puna dhe se një jo-brazilian mund të marrë “Seleção” për herë të parë.
“Do të më pëlqente. Një evropian jo vetëm me kombëtaren braziliane, por me të gjithë industrinë e futbollit brazilian. Një Pep-e ose një Ancelotti-i mund të jetë historik, mund të ndryshojë historinë tonë për 100 vjet,” shtoi ai.
Përveç kësaj, Katari vjen i pari. I pyetur nesë do të dëshironte që Messi të fitonte Kupën e Botës ai u shpreh se rivaliteti Brazil-Argjentinë është i madh. Kjo është gjëja më e bukur në futboll. Por fitorja e Kupës së Botës nga Argjentina nuk e mendon.
“Messi mund të fitojë, por jo me mbështetjen time. Unë e dua atë dhe ai do ta kuptojë, sepse jam i sigurt se do të ndihej pikërisht në të njëjtën mënyrë. Kur fiton ka edhe respekt: ??si Diego, i cili është kaq i respektuar në Brazil”, u përgjigj Ronaldo.
Ai mendon se ka një grup shumë të veçantë futbollistesh si Diego Maradona, Messi, Cruyff, Beckenbauer, Pelé, Van Basten, Ronaldinho. Por ai u shpreh se nuk mund t’i renditësh lojtarët dhe nuk mund të krahasosh brezat.
/Albanianpost.com