Ku u krijua klubi “Bashkimi shqiptar”!?

Nga Aurenc Bebja 

“Stamboul” ka botuar, të shtunën e 29 gushtit 1908, në ballinë, një shkrim në lidhje me krijimin e Klubit “Bashkimi shqiptar” në Stamboll, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Bashkimi shqiptar”. — Dje pasdite, fisnikët shqiptarë u takuan në zyrën sipër lokalit Yanni, në Pera. Ata hodhën themelet e një shoqate me emrin “Klubi i Bashkimit shqiptar”.

Ishin të pranishëm : Prenk Bib Dodë Pasha, Fazil Pashë Toptani, Halil Pashë Gjirokastra, Nexhet Pashë Vlora, Mehmet bej Frashëri, Çako efendiu, Shukri beu, Partew beu, Mexhi efendiu, Dr. Rifat bej Frashëri, Sulejman bej Korça, Hysen bej Vrioni, Dr. Xhmal beu, Sulejman bej Delvina, Mustafa beu, Filip Noga efendiu, etj.

Qarkulluan një listë abonimesh për të mbledhur fondet e nevojshme për zgjedhjen e një ambienti dhe mobilimit të tij. Totali i kësaj liste të parë mblodhi 120 lira turke.

Eqrem bej Vlora u emërua përkohësisht si arkëtar.

Zgjedhja e një lokali (zyre) do të rregullohet shumë shpejt. Menjëherë do të takohen sërish për të bërë aranzhime të reja me synimin për të hapur një abonim, të ardhurat e të cilit do të synohen pjesërisht për të ndihmuar shqiptarët në nevojë që banojnë në Kostandinopojë dhe pjesërisht ata që ndodhen jashtë vendit.

Komiteti shqiptar nis me punë filantropike. I urojmë “Bashkimit shqiptar” jetë të gjatë dhe begati.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit