Pse m’u ktheve prap

Skënder Berisha

U praptuan të gjitha udhët
Dhe u mundove të shlyesh
Gjithë a të që u shtresua
Tash e sa mot

Në skaj të molit të vetmuar
Pulëbardha e vetmuar
Nuk na ka parë që kohë
Ani se vje e lodhur e kot

Nuk na gjen më si moti
Strukur në njëri-tjetrin
Ashtu shtruar
Në valët e detit

Anise i flisnim vetëm vetit
Dhe luteshim që pulëbardhat
Të dynden atypari
Pak për ne edhe për veti

E di se shumëçka treti
Këndej dhe matanë detit
E vjetët u paluan
Si palon veshët dhelpëra

Tash pak kohë mbeti
U rrëxua edhe plepi
Që na vërejti
U tret edhe ai i vërteti

Tash valë hedh përditë deti
Në rërë shkrimi i vjetër treti
Më kujtohet Buzuku i shkreti
Që shkroi e nuk reshti

Po e ndez një po pi një edhe një
Deri kur t’më varret plaga
Ç’nuk thotë sot mendja
Që përkundet në ëndrra

tetor 2022

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit