11.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Ylli shënon fitore bindëse ndaj Prishtinës

 

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur Sigal Prishtinën në udhëtim 68:86 (11:14, 29:17, 10:26, 18:29), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për kampionët e Kosovës.

Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën – Gazeta Expre…
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe, ndërsa përfundoi me epërsi prej tre pikësh nga mysafirët, 11:14. Por, periudha e dytë u takoi prishtinasve. Bardhekaltrit me një seri të suksesshme krijuan epërsi prej 31:21, ndërsa më e larta ishte 40:29, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:31.

Por, periudhën e tretë e nisën furishëm kampionët e Kosovës, ku ngushtuar shifrat minimalisht në 42:41 dhe më pas zhvillohet një ndeshje interesante, ndërsa therandasit e kthyen epërsinë në të mirë të tyre, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:57. Therandasit edhe më shumë ngritën epërsinë në dhjetë minutat e fundit, 62:74 dhe 65:77, e më pas triumfuan me rezultat 68:86.

Më i dalluari te vendasit ishte Rrezart Memedi me 18 pikë, ndërsa te mysafirët, Valon Bunjaku me 21 pikë.

Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e katër humbje. /Gazeta Express/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Liria shënon fitoren e dytë të sezonit

Skuadra e Lirisë ka arritur ta regjistrojë vetëm fitoren e dytë të sezonit sot, pasi që e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Fushë...

Lajmet e Fundit