Ndërpritet ndeshja Bashkimi – Trepça, tifozët prizrenas sulmojnë ekipin mitrovicas

Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja është ndërprerë dhjetë sekonda para se të përfundonte krejtësisht, shkruan Gazeta Express.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pasi tifozët prizrenas filluan të hedhin gjësende të forta në drejtim të ekipit mitrovicas.

Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes dërguan ekipin e Trepçës në dhomat e zhveshjes.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi tjetër lidhur me këtë përballje.

Në momentin kur ndeshje u ndërpre, Trepça ishte duke fituar me rezultatin 83:85. /Gazeta Express/

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Lajmet e Fundit