Policia i hyn kontroll lagjes ‘Arbana’ në Prizren, i kap me drogë dy të rinj

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në flagrancë u kapën edhe dy të rinj në lagjen Arbana në Prizren, të cilët përfunduan në Polici për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit trupor te të rinjtë është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit ndaj dy të dyshuarve veç e veç kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Më Shumë

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit