21.8 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Vuçiq: S`ka marrëveshje, por presim deklaratën e Borellit

Pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruksel për mediat është deklaruar deri më tani vetëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se janë në pritje të deklaratës së shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, porse sipas tij për ‘arsye të paqarta nuk kanë arritur absolutisht asnjë marrëveshje’.

“Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive. Ne pranuam tekstet dhjetë herë të ndryshuara, por pala shqiptare në asnjë sekondë nuk donte të pranonte asgjë. Ata gjithmonë donin të shtonin diçka që qartësisht nuk ishte e mundur”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se do t’i dëgjojnë këshillat dhe kërkesat e Borellit.

“Para nesh janë netë pa gjumë dhe sigurisht shumë ditë të vështira. Por ne do të dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e Borellit – ai kërkoi që ata të mos aplikojnë gjobat dhe ne të mos lëshojmë targa të reja KM. Ne thamë se për ne kjo është në rregullt dhe ne do ta respektojmë këtë”, ka theksuar Vuçiq.

Pas takimit më shumë se pesë orësh, Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje

( E plotësuar) Korrespodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina ka njoftuar se tashmë ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, takim ky i thirrur me urgjencë nga kryediplomati evropian, Josep Borell. Siç ka deklaruar presidenti i Serbisë, takimi ka përfunduar pa marrëveshje. Pritet që në konferencë për media të dalë nikoqiri i këtij takimi, Josep Borell.

Më Shumë

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Liria humb mundësinë për fitore në Malishevë, barazimi 1-1 pengon ambiciet për kreun

Liria e Prizrenit nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Vëllaznimit, e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë,...

Lajmet e Fundit