9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kurti: Borell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për marrëveshjen finale

 Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se propozimi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borell, që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM ka qenë i papranueshëm për palën kosovare pa qenë e shoqëruar me pjesën për t’u angazhuar për marrëveshjen finale për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

 

“Propozimi ishte që ne t’i pezullojmë gjobat e të vazhdojmë vetëm me qortimet e në anën tjetër Serbia të pushojë me emetimin, prodhimin, lëshimin e targave në Serbi me akronime të Kosovës. Për neve kjo nuk është e pranueshme, nëse kjo nuk shoqërohet edhe me atë për atë çfarë jemi ftuar, pra me urgjencë që të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka theksuar Kurti.

Tutje i pari i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se në propozimin që ua kanë sjellë për deklaratën e përbashkët, Borell e Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit 2023. “Pra që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marr vesh drejtë një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit e BE-së, me këtë rast përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 por edhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”, ka shtuar Kurti.

Ai theksoi se ku u takua në Paris në kuadër të Forumit për Paqe, Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por është propozim i BE-së i mbështetur nga Franca e Gjermania.

“Sot po them me keqardhje, ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Unë jam i gatshëm të vijë këtu të zhvilloj takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë, marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve që e ka njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale që janë të natyrave të ndryshme, siç është edhe kjo si puna e këtyre targave, mirëpo nuk bën njëra pa tjetrën. Nuk mund të jemi të papërgjegjshëm të mos i trajtojmë çështjet aktuale, por nuk mund të shndërrohemi në lider shtetëror që merren vetëm me çështje të targave e nuk diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve. Andaj edhe jemi në këtë situatë çfarë ndodhemi tani. Unë shpresoj që BE-ja do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Për pasojë pas 8 orë bisedimesh në 6 takime, tri bilaterale dhe tri trilaterale ne nuk kemi një marrëveshje”, ka përfunduar Kurti adresimin e tij para gazetarëve në Bruksel.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit