Shembje gurësh në rrugën Prevallë-Prizren

Shkëmbinjtë në magjistralen Prizren-Prevallë po vazhdojnë të sjellin telashe në komunikacion, por edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve që e frekuentojnë këtë rrugë. Edhe të premten pati shembje të gurëve në këtë zonë.

 

Lagështia e ngricat vazhdojnë ta vështirësojnë qarkullimin rrugorë në magjistralen Prizren–Prevallë.

Rruga u solli probleme ngasësve të automjeteve e veçanërisht atyre që jo shpesh e frekuentojnë këtë rrugë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës, Ferid Tafallari tha se ky segment rrugor kategorizohet nga rrezikshmëria e lartë.

Rrëshqitja e gurëve shpesh bëhet edhe burim aksidentesh thonë nga polica.

Përreth rrugës ku janë shkëmbinjtë, janë vendosur mbrojtëset për të penguar rënien e gurëve.rtk

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit