2.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

110 vjet nga fillimi i Konferencës së Londrës

110 vjet më parë fillojë punimet Konferenca e Londrës, në të cilën pas disa muajve u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj.

 

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike.

Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë.

Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.

Më Shumë

Liria dhe Drini i Bardhë përballen sot në Prizren

Liria e Prizrenit zhvillon sot një ndeshje miqësore përballë Drinit të Bardhë, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e garave. Takimi do të luhet në...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit