Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit në Gjonaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Gjonaj të Hasit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Totaj përmes një postimi në facebook.

Njoftimi i plotë:

Një lajm i mirë për qytetarët e Komunës së Prizrenit, sidomos për sportistët dhe tifozët e futbollit.

Sot, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndërtimin e stadiumit, sipas standardeve të UEFA-së, në fshatin Gjonaj.

Rëndësia e këtij stadiumi është e madhe, pasi, Komunës sonë po i shtohet edhe një arenë sportive ku do të zhvillohen ndeshje e gara të të gjitha kategorive në futboll.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit