Erdogani: Suedia të mos e presë përkrahjen tonë për anëtarësimin në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Suedia nuk duhet ta presë përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO. Deklarata e presidentit turk erdhi pak ditë pas djegies së një kopjeje të Kuranit në një protestë në Stokholm.

“Suedia nuk duhet të presë përkrahje nga ne për NATO. Është e qartë se ata që ata që kanë shkaktuar një turpërim të tillë përballë ambasadës së vendit tonë, nuk mund të presin më asnjë dashamirësi nga ne sa i përket aplikimit të tyre”- tha Erdogani.

Për mbajtjen e protestës të shtunën – por jo për djegien e Kuranit – autoritetet suedeze kishin dhënë leje paraprake.

Presidenti turk e dënoi protestën e fundit, të mbajtur nga një politikan i së djathtës ekstreme, i cili është anëtar i një partie daneze, duke e cilësuar blasfemi që nuk duhet të mbrohet nga liria e të shprehurit.

Edhe qeveria suedeze e ka dënuar protestën e fundit. “Suedia ka liri të gjerë të të shprehurit, por kjo nuk nënkupton që qeveria suedeze ose unë i përkrahin opinionet e shprehura”- tha të shtunën ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Tobias Billstrom.

“Suedia do ta respektojë marrëveshjen që ekziston mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë sa i përket anëtarësimit tonë në NATO”- shtoi ai.

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit