Vëllaznimi fiton ndeshjen dramatike ndaj Ponte Prizrenit

Vëllaznimi ka shënuar fitore fantastike ndaj Ponte Prizrenit, duke e mposhtur në vazhdime, me rezultat 91-86, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

 

Çerekun e parë e nisën më mirë vendasit, duke e fituar me rezultat 17-16, teksa në të dytin, gjakovarët ishin më të saktë duke fituar me shifrat 15-9.

Në periudhën e tretë, mysafirët ishin sërish më të mirë duke triumfuar me rezultat 24-22, teksa në çerekun e fundit vendasit ishin më të mirë duke fituar me shifrat 30-23, kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdimin e parë, më të mirë ishin gjakovarët duke fituar me rezultat 13-8, për rezultatin përfundimtar 91-86.

Lojtari më i dalluari në ndeshje ishte Jordan Harris, me 35 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit