15.3 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Goditet nga treni dhe vdes në moshën 32-vjeçare ish-futbollisti spanjoll

Ish-futbollisti spanjoll, Pelayo Novo, ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një tren.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, sipas të cilave Novo o godit nga një tren në Oviedo të Spanjës.

32-vjeçari u tërhoq nga futbolli para pesë vjetësh pasi kishte rënë nga kati i tretë i një hoteli ku ishte i grumbulluar me ekipin e tij në të kohë, Albacete.

Pas këtij aksidenti, ai luante tenis në karrocë.

Mesfushori kishte luajtur për klubet spanjolle si Elche, Cordoba, Lugo dhe Albacete, derisa për një kohë të shkurtër ishte pjesë edhe e klubit rumun, CFR Cluj.

Real Oviedo ka postuar një mesazh në Twitter: “Me zemër të thyer. Na vjen keq për vdekjen e Pelayo Novo, kapitenit të Fondacionit tonë. Familje, miq: ne jemi me ju. Pusho në paqe Pelayo”.

 

Në një deklaratë nga Cordoba thuhej: “Na vjen keq shumë për vdekjen e ish-lojtarit tonë Pelayo Novo në moshën 32 vjeçare”.

Kujtojmë që pas aksidentit që ra nga hoteli, Novo kaloi 51 ditë në një spital të Zaragoza-s.

 

Dhe kur u transferua në Spitalin Kombëtar Paraplegjik të Toledo-s, ai pushtoi zemrat me qëndrimin e tij pasi kuptoi se nuk do të luante më kurrë futboll.

Ai u bë ambasador për atletët profesionistë dhe aspirantë me aftësi të kufizuara në vendin e tij.

Novo zbuloi një dashuri për tenisin me karrige me rrota dhe përfundimisht u bë anëtar i bordit të drejtorëve të Federatës së Tenisit të Austrisë.

Ai ishte gjithashtu një lojtar aktiv që hyri në gara dhe luajti në “Open de Catalunya” së fundmi.

Novo shihej si një frymëzim për sportistët me aftësi të kufizuara.

Duke folur për aksidentin e tij, disa vite më parë ai tha: “Njeriu përshtatet me rrethanat që ka. Është logjike që duhet kohë sepse ka raste kur është keq”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Dëmtohen varrezat në Rahovec, policia nis hetimet

Një rast i dëmtimit të varrezave ka ndodhur pasditen e së hënës në Rahovec. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se lidhur...

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Lajmet e Fundit