Riakreditohet Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren për periudhën trevjeçare 2023-2026

Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e fundit ka vendosur të rikreditojë Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren për periudhën trevjeçare 2023-2026.

Vendimi është marr mbi bazën e Raportit të ekspertëve ndërkombëtarë të caktuar nga AKA-ja për vlerësimin institucional të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Vendimin për riakreditim Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj e vlerësoi si lajm të mirë që është rezultat i punës dhe përkushtimit të gjithë punonjësve dhe studentëve të Universitetit. Me këtë rast, Rektori Krrabaj falënderoi në mënyrë të veçantë të gjithë ata që kanë kontribuar në përmbushjen e standardeve të akreditimit.

Ai falënderoi edhe Drejtorin e AKA-së, Naim Gashi dhe zyrtarët përkatës, anëtarët e KSHC-së dhe ekspertët ndërkombëtar për konstruktivitetin e treguar gjatë këtij procesi të rëndësishëm për Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.

Lajmi për riakreditim është mirëpritur nga stafi dhe studentët e Universitetit.

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren aktualisht ofron njëzet programe studimore të organizuara në gjashtë fakultete dhe ka shënuar progres në të gjitha fushat.

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit