10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Latifi: Ministri Murati është shkelës i dy ligjeve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe disa deputetë të LDK-së kanë reaguar sot duke thënë se po bllokohen të hyrat vetanake të buxhetit të komunave, duke akuzuar për këtë Ministrinë e Financave.

Këtyre akuzave sonte iu bashkëngjit edhe i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili këtë veprim e quajti të padrejtë dhe të paligjshëm.

Për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për rreth 58 mijë euro që sipas tij duan t’ia marrin komunës që ai udhëheqë, por se është ndërhyrje dhe shkelje flagrante e ligjeve.

“Ka tentativë të merren dhe të kalojnë në buxhetin e shtetit të hyrat vetanake komunale. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Qeveria po ndërhyn në këtë mënyrë në komuna të Kosovës”.

“Është një ndërhyrje e padrejte dhe po ndodh për herë të parë. Nuk është me rëndësi sa mjete na kanë tepruar nga të hyrat vetanake, por është me rëndësi të respektohet ligji i financave i pushtetit lokal dhe ligji i financave publike”.

“Është një shqetësim real, është një përpjekje e komunave të Kosovës që ta ruajnë pavarësinë dhe autonominë”.

Sipas Latifit, ka shkelje të ligjit dhe se duhet t’i referohen ligjit të financave të pushtetit lokal dhe nenit 124 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thotë se aty përcaktohet se çka janë të hyrat vetanake, kush vendos për to dhe si bëhet bartja e tyre, dhe se në asnjë rrethanë nuk i lejohet as Ministrisë së Financave dhe as qeverisë që komunave t’u merren të hyrat.

“Ministri Murati është shkelës i dy ligjeve, ligjit të financave të pushtetit lokal dhe ligjit të financave publike dhe përgjegjësive. Ai po e shkelë nenin 124 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Është një cenim i rënde i autonomisë së pushtetit lokal”, përfundoi Latifi.

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Lajmet e Fundit