Pse Ronaldo i lyen thonjtë me ngjyrë të zezë?

Cristiano Ronaldo ndan rregullisht foto ku shihet duke shijuar pushimet e tij, por fotografia e tij më e fundit ka habitur disa fansa me sy shqiponjë.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madridit ndau një foto të tij në një sauna teksa po rikuperohej, transmeton Klankosova.tv.

Në mënyrë tipike, fotografia tregonte fizikun e tij të jashtëzakonshëm, i ulur duke u zhytur në mendime në fotografinë e shpërndarë në Instagram.

Por fansat vunë re diçka të pazakontë në atë që thonjtë e këmbëve të tij ishin të lyer me të zezë.

Ka një arsye të mirë pse ai e bën këtë dhe është për të njëjtën arsye pse shumë atletë të mirë si luftëtarët MMA gjithashtu lyejnë thonjtë e tyre.

Sipas një burimi përmes gazetës gjermane Bild, atletët lyejnë thonjtë e tyre ose i mbulojnë me një shtresë mbrojtëse për të parandaluar thonjtë e tyre nga sëmundjet kërpudhore të lëkurës dhe bakteret.

“Shumë atletë të mirë e bëjnë këtë për të mbrojtur thonjtë e tyre nga kërpudhat dhe bakteret kur janë duke qëndruar në këpucë të djersitura për orë të tëra. Edhe Mike Tyson”.

Nuk është hera e parë që ai fotografohet me thonjtë e këmbëve të lyera me ngjyrë të zezë.

Në janar, luftëtari i MMA-së, Francis Ngannou postoi një foto me Ronaldon ku iu duken thonjtë e lyer yllit portugez.

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit