10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

PSG futet në garë për mbrojtësin e Arsenal-it

Paris Saint-Germain është futur në garë për transferimin e mbrojtësin të Arsenal-it, William Saliba-n.

Qendërmbrojtësi francez ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë sezon me Arsenal-in, duke ofruar një siguri të plotë në prapavijën e “Topçinjve”.

Atij i skadon kontrata në verën e vitit 2024 dhe drejtuesit e klubit menjëherë e kanë nisur punën për rinovimin e saj.

Mediat britanike shkruajnë se kontrata e re do të jetë me kushte të përmirësuara financiare, madje ato trefishohen dhe nga 40 mijë funte në javë që Saliba përfiton, me kontratën e re do të arkëtonte rreth 120 mijë sosh.

Mirëpo raportohet se agjentët e lojtarit kanë kërkuar më shumë për kontratën e re.

Nga kjo situatë pritet të përfitojë PSG, për të cilët financat nuk do të ishin aspak problem.

Kujtojmë që francezi që iu bashkua londinezëve nga Marseille në verën e kaluar (pjesë e skuadrës së Arsenal prej 2019-tës, por ishte huazuar në Ligue 1). Albanian Post 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Lajmet e Fundit