Stoltenbergu: Ukraina më afër NATO-s se kurrë më parë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina është “më afër NATO-s se kurrë më parë”.Këto komente, ai ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënvlerësuar trimërinë e popullit të Ukrainës, guximin e forcave të saj të armatosura dhe vendosmërinë e lidershipit të vendit.

Stoltenbergu në mes tjerash ka theksuar se Putini gjithashtu ka nënvlerësuar unitetin dhe forcën e anëtarëve të NATO-s përballë pushtimit të tij.

Shefi i NATO-së, ka thënë se aleanca ushtarake do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet, duke shtuar se NATO-ja ka ofruar tashmë dhjetëra miliarda dollarë mbështetje gjatë vitit të kaluar.

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit