I ra të fikët teksa po ecte, vdes një person në Malishevë

Një person është alivanosur të shtunën teksa po ecte. Ai ishte dërguar nga kalimtarët e rastit në QKMF në Malishevë.

Pas dërgimit të tij në QUK, kishte vdekur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke ecur këmbë ishte alivanosur dhe nga disa kalimtarë rasti ishte dërguar në QKMF Malishevë, pastaj me ndihmë të shpejtë në QKUK i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore janë marr me rast, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit