25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Përfundon takimi, Lajçak kërkon pa vonesa formimin e Asociacionit

Ka përfunduar takimi i pesë emisarëve amerikanë e evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kuri, ndërsa i vetmi që u deklarua ishte emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili kërkoi nga Kosova themelimin pa vonesa të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se pa pasur progres në këtë çështje, Kosova nuk do të ketë progres në rrugën evropiane.

“Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE. Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë nuk të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të vazhduar diskutimet. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiq”, ka thënë ai.

Lajçak pas takimit ka theksuar se kanë ardhur me një plan, të cilin e kanë diskutuar me kryeministrin Kurti, por do ta diskutojnë edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiqin. Nuk do të japë detaje”, ka thënë Lajçak.

Duke u ndërlidhur me sulmi e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra një polici dhe u plagosën dy të tjerë, Lajçakut, tha se kjo dëshmon se normalizimi dhe shtensionimi janë më se urgjente.

“E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit dhe e bëmë të qartë që fajtorët të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë në këtë çështje. Sulmi tregoi se normalizimi dhe shtensionimi janë më urgjente se kurrë. Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut”, ka shtuar Lajçak.

Lajçak tha se sulmi në Banjskë është duke u hetuar nga BE dhe NATO.

“Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti”, tha Lajçak.


Nis takimi i Kurtit me diplomatët perëndimorë

Pesë diplomatë evropiano-amerikan, të shtunën e 21 tetorit, rreth orës 10 të mëngjesit kanë arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për të takuar në zyrën e tij kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në takim fillimisht me Kurtin e më pastaj me Aleksandër Vuçiç-in, pranë vetes, për të dytën herë me radhë, përveç të deleguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, do të ketë këshilltarin numër një të presidentit të Francës për politikë të jashtme, Emmanuel Bonne, këshillëdhënësin kryesor të kanceralit gjerman për diplomaci, Jens Ploetner dhe Francesco M. Talo, këshilltarin e kryeministres së Italisë, Giorgia Melini, për politikë të jashtme.

Diplomatët perëndimor pas Kosovës do të udhëtojnë për në Beograd për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si “Pesëshja e madhe” është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjë të Zveçanit.

Albin Kurti e Aleksandar Vuçiç, ishin takuar për herë të fundit në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 14 shtator.

Në atë takim ata kishin dështuar që të pajtoheshin për një plan për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

Për këtë, BE-ja ia kishte lënë përgjegjësinë palës kosovare, ndonëse kishte thënë se të dyja palët kanë dështuar në përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja e arritur në dialog.

Ndërkohë 10 ditë më vonë më 24 shtator një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin duke theksuar se Beogradi zyrtar tentoi ta “aneksojë tërë Veriun e Kosovës”, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Milan Radojiçiç, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Albanian Post

Më Shumë

Sekuestrohen dy kamionë në Prizren, dyshohet se përdoreshin për nxjerrje ilegale të zhavorrit

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy kamionë, si mjete të kryerjes së veprës penale, të...

Totaj përuron aparatin e mamografisë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përuruar sot aparatin e mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. https://prizrenpress.com/kabashi-truck-shet-kamiona-te-punes/ Ai theksoi se kjo iniciativë është pjesë e...

Lajmet e Fundit