Arrestohet kosovari në Morinë, kërkohej ndërkombëtarisht

Policia Kufitare në pikë-kalimin kufitar në Morinë, derisa tentonte të arratisej, ka arrestuar 27-vjeçarin kosovar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

Kështu ka bërë të ditur policia kufitare në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

 

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit