Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë eurosh me BERZH-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar një marrëveshje me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud Basso.

Kurti në platformën X ka bërë të ditur se ky partneritet pritet të sjell një investim prej 400 milionë eurosh në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27.

Ai ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.

“Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me presidenten Odile Renaud për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.

 

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit