21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Dëshmitari serb nga Prizreni pretendon se u keqtrajtua nga UÇK-ja

Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i 47-ti me radhë, ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara në rastin në të cilin ish-krerëve të UÇK-së.

Prokurorja Sarah Clanton, në përmbledhjen për dëshmitarin e prezantoi atë si banor të Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej pjesëtarëve të UÇK-së.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Dëshmitari me numër 02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor 1999 është rrëmbyer dhe rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së. Është dërguar në një ndërtesë të përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur më pas. Gjatë ndalimit ai i ka vërejtur edhe personat e tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar UÇK-së”, ka deklaruar Clanton.

Dëshmia e tij pritet të jetë kryesisht e mbyllur, për shkak se dëshmitari është dëshmitar i mbrojtur.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

 

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit