8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.

Më pas trupi i Papingjit do të përcillet për në banesën e fundit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dërguar një kurorë me lule në homazhet që po kryhen për Papingjin që u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Presidenti i përcolli ngushëllimet familjes përmes një telegrami ku shkroi ndër të tjera:

“Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur. Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës”.

Jorgo Papingji, u nda nga jeta ditën e enjte, pasi prej ditësh ishte i shtruar në Sanatorium ku vuante nga një gjendje e rëndë shëndetësore.

Ai është ndër emrat më përfaqësues të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe asaj popullore.

Papingji numëron me mijëra tekste të shkruara, 4000 poezi të mirëfillta, të përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë.

Emri i tij është një emër i njohur në festivalet e muzikës së lehtë shqiptare, ku ka fituar mjaft çmime, por edhe mjaft i njohur për muzikën për fëmijë.

Papingji ka bashkëpunuar me këngëtarë si Luan Zhegu, Anila Bitri, Manjola Nallbani, Ledina Çelo apo Aurela Gaçe.

 

Më Shumë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Lajmet e Fundit