5.6 C
Prizren
E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Komuna e Prizrenit synon adoptimin e qasjes parandaluese dhe mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera

Projekt-Plani i Vlerësimit të rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në Komunën e Prizrenit është shqyrtuar në konsultimin publik me qytetarët, me ç’rast është theksuar me këtë dokument identifikohen kërcënimet e mundshme, por edhe reagimet adekuate ndaj tyre.

Zyrtarët komunalë kanë pohuar se kjo politikë publike synon që tí shërbejë qytetarëve.

“Ky dokument mëton që tërë territorin e Komunës së Prizrenit dhe njerëzit e tij ti mbajë të sigurt edhe nga reshjet atmosferike, edhe nga erozionet, edhe nga zjarret, edhe nga të gjitha fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera që mund të vijnë”, ka thënë Ymer Berisha, udhëheqës i Njësisë për komunikim me publikun, raporton Telegrafi.

Në Projekt-Plan, shkruan se me këtë dokument identifikohen kërcënimet dhe rreziqet në Komunën e Prizrenit si dhe bëhet vlerësimi i shkallës së rrezikshmërisë.

“Bazuar në këtë vlerësim, identifikohen mundësitë dhe nevojat për parandalimin, zvogëlimin (zbutjen) e rreziqeve, reagimin, rimëkëmbjen dhe evitimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. Ky vlerësim shërben si bazament për hartimin e Planit Lokal të Reagimit Emergjent (PLRE) si dhe planeve tjera lokale, me qëllim të mbrojtjes dhe shpëtimit të jetës së qytetarëve, të mirave materiale, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera”.

Gjithashtu theksohet se si çdo pjesë e Kosovës edhe Komuna e Prizrenit mund të ballafaqohet me fatkeqësitë natyrore, raporton Telegrafi.

“Bazuar në historikun e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, në të kaluarën ka pasur shkatërrime dhe humbje të jetës së njerëzve, të mirave materiale, trashëgimisë kulturore dhe ambientit. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare, ngritjes së kapaciteteve për mbrojtje dhe shpëtim, masave parandaluese, zhvillimin e programeve për një jetë më kualitative dhe më të sigurt, hartohet dokumenti i vlerësimit të rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera”, shkruan në këtë Projekt-Plan.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, ky Projekt-Plan është në konsultim publik deri më datën 18 dhjetor 2024, dhe të gjithë të interesuarit që kanë komente apo sugjerime mund t’i dërgojnë ato edhe përmes postës elektronike. /Telegrafi/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit mban tryezë diskutimi për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokurorja/koordinatore znj. Mehreme Hoxha me mbështetjen e OSBE-së, ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori dhe me...

Reshje shiu dhe bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të vijojë me mot të ndryshueshëm. Nuk do të mungojnë rigat e shiut dhe fjollat...

Lajmet e Fundit